Aplikacion
Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.
Ndërkohë këtë vit duket se Xhensila do të bashkojë sërish focat me artistët më të mirë shqiptarë për një këngë të re. “Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.
Sa i përket Getoarit dhe Majk kujtojmë se në muajin dhjetor 2 reperët publikuan këngën “Hajde te baba”, që ishte një diss për reperët. Edhe ky bashkëpunim i dy djemëve të “Babastars” u prit shumë mirë nga publiku.