Aplikacion
Ditën e sotme, një makinë tip Volkswagen u përplas me kangjellat përballë godinës së RTSH-së, duke marrë përpara një tabelë rrugore. Fatmirësisht dëmet ishin veçse materiale dhe jo në njerëz.
View this post on Instagram
Por vendngjarja nuk është aspak e panjohur për publikun e gjerë. Pëkundrazi i sjell ndërmend një aksident të frikshëm në çelje të këtij viti.
Ishte 14 janar dita kur një BMW, duke anashkaluar totalisht semaforin e kuq, do të futej në rrugë me mbi 150 km/orë duke përplasur një mjet tip Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.
Shoferi i BMW-së ishte i riu Stiverjan Dashi, ku nga një verifikim në rrjetet sociale shihej dëshira e tij për makina të shpejta. Fati deshi që dy kalimtarë të rastit t’i shpëtonin me shumë gjasa, një goditjeje fatale.
Pamjet e aksidentit asokohe u shpërndanë me shpejtësi nga rrjetet sociale, teksa policia e Tiranës vonoi të jepte një njoftim zyrtar. Ndonëse aksidenti revoltoi opinionin publik, autori ia hodhi paq me vetëm pagesën e një gjobe.