zoom

Aktualitet

Historia e konfliktit mes dy familjeve që shkaktoi 1 viktimë e 5 të plagosur në Prishtinë

Personat e përfshirë në përplasjen me armë që la 1 viktimë e 5 të plagosur mbrëmë në Prishtinë janë pjesëtarë të dy familjeve.
Mediat në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të njohura, Capat (Gashi) dhe Sekiraqët.

Shkak është bërë një konflikt i nisur më herët mes tyre, më 4 mars të këtij viti, kur Pajtim Gashi, anëtar i familjes Capat, u plagos nga disa persona në rrugën “Bedri Shala”.

Mediat hodhën dyshime se autorët ishin nga familja e Sekiraqëve, ndërsa në afërsi të shtëpisë së Salih Sakiraqës po atë natë pati të shtëna me armë zjarri.

Familja Gashi reagoi në atë kohë duke i cilësuar si kriminelë kundështarët e tyre.

“Jemi një familje e respektuar e kryeqytetit dhe një familje biznesmenësh të suksesshëm ju lutem të mos na perzieni me kriminelët të cilës tentuan ta njollosin reputacionin tonë dhe të lëndojnë një anëtarë të familjes vetëm për të qenë pjesë e shkrimeve të mediave”, thuhet në deklaratën e kësaj familje.

Policia e Kosovës ishte në dijeni të konfliktit, por nuk mundi ta parandalojë atë që ndodhi mbrëmë në lagjen Aktash të Prishtinës.

Anëtarët e dy familjesve dhe personat e tjerë që kanë qenë në shoqërinë e tyre kanë shkëmbyer të paktën 100 plumba. 5 të plagosurit janë në gjendje kritike. Ata janë identifikuar si Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.