Aplikacion
Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa mediat bëjnë me dije se autori dhe viktima janë vëllezërit e regjisorit Agon Myftari.
Viktima është identifikuar si Auron Myftari, ndërsa vëllai tjetër i akuzuar për krimin është Gent Myftari.
Reagimi i regjisorit Agon Myftari pas ngjarjes:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe! Me respekt, Familja