zoom

Aktualitet

Hije skandali/ ONE Albania partneritet me kompaninë ruse, SHBA ultimatum Shqipërisë: Prisni lidhjet

Partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht SHBA-të duket se janë të shqetësuar së fundmi për lidhjet e biznesit që ka një prej kompanive më të përfolura në Shqipëri, me bizneset ruse.

Konkretisht kompania telefonike “ONE Albania”, zbulohet se ka partneritet me rusët përsa i përket shërbimit të kujdesit ndaj klientit.

Kompania me të cilën bashkëpunon jo vetëm ka bazën në Rusi, por është evidentuar edhe si ekstremiste dhe flet me një gjuhë urrejtjeje ndaj platformave më të mëdha sociale në botë pjesë e Meta, që i hoqën aksesin pas luftës, raporton JOQ.

Ky ndalim, i bazuar në Seksionin 1(a)(ii) të Urdhrit Ekzekutiv 14071, është një masë e rëndësishme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare të SHBA dhe aleatëve të saj.

Së fundmi, Departamenti i Thesarit të Shtetit në SHBA ka bërë thirrje që çdo shtetas ose kompani amerikane të ndalojë bashkëpunimet me kompanitë e lidhura me Rusinë, dhe i ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm institucioneve shqiptare për të rishikuar marrëveshjet me kompanitë e telekomunikacionit që përdorin platforma ruse.

Platforma e kujdesit ndaj klientit e quajtur “Chat2Desk”, rezulton se e ka adresën në Rusi. Në përshkrimin e tyre për Meta Platforms Inc, thuhet se janë një organizatë ekstremiste dhe aktivitetet e saj janë të ndaluara në Federatën Ruse.

Kjo platformë shkruan se Facebook dhe Instagram janë të ndaluara në territorin e Federatës Ruse.

“Meta Platforms Inc. njihet si një organizatë ekstremiste dhe aktivitetet e saj janë të ndaluara në Federatën Ruse. ËhatsApp, Facebook, dhe Instagram janë produkte të saj. Përdorimi i Facebook dhe Instagram është i ndaluar në territorin e Federatës Ruse”, publikohet në një prej faqeve të tyre.

Në këtë situatë të krijuar, AKEP, SHISH apo institucionet e tjera të linjës nuk kanë marrë ende asnjë masë apo veprim për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e infrastrukturës telekomunikuese të Shqipërisë, deri në momentin që SHBA ka vendosur ultimatum.

Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të veprojë menjëherë për të mbrojtur interesat e saj kombëtare dhe të shqyrtojë me kujdes marrëveshjet me kompanitë e telekomit që përdorin teknologji ruse, pasi kjo situatë paraqet një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të vendit tonë.

Vitet e fundit vjedhja e publikimi i të dhënave nga hakerat, kryesisht ata iranianë të “Homeland Justice”, është bërë diçka normale. Kurse dëmi i shkakuar i sigurisë i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga rusët dhe më gjerë rrezikon të jetë i madh.

Postime të lidhura