Aplikacion
Hidja përmban magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur. Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të qetësuar fytin.
Fruti i hides ka gjithashtu aftësinë për të ulur presionin e gjakut, ndihmon kundër sëmundjes së mëlçisë, për të trajtuar aneminë, dhe pengojnë rritjen e qelizave të tumorit që mund të çojnë në leuçemi.
Ekstraktet e hides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Fakti që ky frut ka kaq shumë benefite, ka të bëjë jo vetëm me një kombinim të vetëm, por me kompleksitetin e fito-ushqyesve.
Shkencëtarët, sipas informacioneve të kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese. Jo më kot farat e hides janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze.
Ndërkohë që flavanoli apigenin (që gjithashtu gjendet tek kamomili dhe tek vera e kuqe) përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit si dhe ndihmon në tretje dhe alergji.
Hidja është e armatosur me 18 nga aminoacidet më të rëndësishme, që ndihmojnë në formimin e më shumë se 50.000 proteinave në trup./AgroWeb