Aplikacion
Punonjësja arrin t’i dallojë menjëherë kartëmonedhat e rreme dhe këtu lind një debat. I riu ia mbath, por më pas arrestohet së bashku me dy të tjerë.
Dialogu:
I riu: Si kalove, po haje bukë
Punonjësja i sheh lekët
I riu: Ca ka
Punonjësja: Ku shkon me këto
I riu: Urdhëro, si ku shkoj
Punonjësja: Se janë false të gjitha
I riu: Je mirë?
Punonjësja: Ti i sjell false dhe thua a jam mirë unë, apo të telefonoj policinë dhe të shohim kush është mirë ti apo unë
I riu: Janë marrë nga banka
Punonjësja: Janë marrë nga banka?
I riu: A ka mundësi që të m’i japësh lekët mbrapsht
Punonjësja: Pse i sjell në këtë zyrë false
(I numëron, i dalin 2000 dollarë)
Njoftimi i policisë:
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:
– V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Kasacioni në Itali fundos kriminelët: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova