zoom

Aktualitet

Hetohet për koncesionet abuzive në Shëndetësi, çfarë tha ish-ministri Beqaj pas daljes nga SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur përsëri në ambientet e SPAK në zbatim të masës së paraqitjes.

Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje, kryesisht koncesionet e Sterilizimit dhe Check UP, pasi dyshohet i përfshirë.

Kjo nuk është hera e parë që Beqaj paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, teksa ai ka qëndruar me orë të tëra në ambientet e SPAK duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Pas daljes pas pak minutash Beqaj ka thënë për gazetarët se çdo ditë të premte dihet që ai paraqitet pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

“Dihet që çdo të premte unë jam këtu. Oficeri më konfirmoi se hard diskun do e marr të martën”, u shpreh Beqaj. /ZOOM.AL/