zoom

Politikë

Hetimi për inceneratorët, PD 12 kërkesa: Zbardhin aferën korruptive

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e aferës që u merr shqiptarëve rreth 400 milionë euro për llogari të kompanive, të regjistruara në parajsa fiskale dhe me lidhje me ministra, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë të partisë në pushtet, bën me dije PD.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku sipas saj veprojnë inceneratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori që mund të zbardhin lëvizjet e parave për incineratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës.

Kërkesat u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, sipas PD-së janë përqëndruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku ka detajuar me pyetje dhe kërkesa konkrete çdo çështje dhe akt që zbardh, thënë prej sak, një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së Edi Ramës.

Postime të lidhura