zoom

Politikë

Hetimet për Inceneratorët/ SPAK-u merr në pyetje kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut për çështjen e Inceneratorëve.

Burime bëjnë me dije se Subashi është paraqitur në ambientet e SPAK-ut prej mesditës së sotme dhe po vazhdon të pyetet në cilësinë e deklaruesit.

SPAK nisi një hetim për Inceneratorët në gusht të vitit 2020 pas kallëzimeve të bëra në prokurori. Në lidhje me këtë dosje aktualisht ndodhet pas hekurave ish-ministri Lefter Koka.

Paralelisht me hetimin nga SPAK-u është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar, ku prej disa ditës ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merituar, por theksoi se kjo nuk hedh poshtë punën për të shëruar plagët mjedisore.

Postime të lidhura