Aplikacion
Sulejmani madje arriti që të ndihmonte edhe gjashtë persona të tjerë të që dilnin nga autobusi duke i shpëtuar. Veprimi i të riut me kombësi shqiptare dhe shtetësi serbe pasi jeton në Luginën e Preshevës ka bërë jehonë në media në Beograd, që i kanë kushtuar hapësirë të veçantë.
Me germa kapitale, “Blic” shkruan “NJË HERO I VËRTETË”.
“Një shtetas serb, edhe pse i plagosur, ndihmoi në evakuimin e shtatë pasagjerëve në një aksident të tmerrshëm në Bullgari”, vijon më tej artikulli.
Autoritetet serbe i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërsa ambasadori e ka vizituar në spital në Bullgari.
“Shtetasi ynë Lulzim Sulejmani, vetë i plagosur në një aksident të tmerrshëm në afërsi të Sofjes, ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve” shkruan ministria e Jashtme serbe.