zoom

Bota

Heqja e dinarit nga Kosova, Vuçiç: Do gjejmë mënyra alternative për t’ua çuar paratë serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një adresim para qytetarëve, ka folur mes të tjerave edhe në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb.

Ai ka deklaruar se vendi i tij do të gjejë mënyra të tjera alternative për të dërguar tek serbët e Kosovës para, me anë të pensioneve dhe pagave.

“Në periudhën në vijim do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë. Askush nuk po ngutet për këtë çështje”, tha ai.

Presidenti serb tha se populli serb në Kosovë nuk do të lihet në baltë dhe se do të gjendet një zgjidhje për pagat dhe pensionet.

“Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë. Dhe shpresoj që në ditët dhe javët në vijim do të gjejmë një zgjidhje për popullin serb. Dhe e vetmja gjë që mund të përsëris për ata njerëz është se ne nuk do t’i lëmë në baltë. Do t’i marrin rrogat dhe pensionet, në çfarëdo forme”, tha ai.

Vuçiç më tutje deklaroi se ndërkombëtarët do t’i kërkojnë shtetit serb që të heqë dorë edhe nga Republika Srpska, vendosja e sanksioneve kundër Rusisë si dhe një qëndrim të fortë kundër Kinës. /ZOOM.AL/