Aplikacion
Në një intervistë për “Nacionale”, Rama e përshkroi Kurtin si një politikan opozitar, duke shtuar se profesionalisht ai nuk kënaqet kurrë.
Këtë gjë, sipas Ramës, Kurti e tregoi kur në zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri erdhi dhe prezantoi kandidatët e Vetëvendosjes, Boiken Abazin, Kreshnik Merxhanin dhe Iliaz Shehu.
“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet revolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se çfarë bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe çfarë nuk bën.
Ditën që Albini ka ardhur të prezantojë kandidatët, ka ngrënë spagheti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantojë kandidatët. Mua më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke çfarë i bën”, deklaroi Edi Rama.