zoom

Stil

Hëna e plotë e dhjetorit do të ndikojë këto shenja horoskopi dhe jo vetëm për mirë

Hëna e plotë e dhjetorit do të ndodhë më 26 dhjetor, në shenjën emocionale të Gaforres dhe sigurisht, do të ndikojë në disa shenja:

Demi

Hëna e plotë lidh mendjen dhe zemrën tënde, sidomos kur bëhet fjalë në marrëdhëniet që ke krijuar me njerëzit e afërt, qofshin ata familjarë apo miq. Kjo Hënë e plotë ndriçon shtëpinë e tretë të komunikimit dhe lidhjes me personat e afërt, duke hapur rrugë të reja për të bërë biseda më të thella dhe për të njohur më mirë njerëzit që të rrethojnë.

Virgjëresha

Kjo ngjarje qiellore të motivon të ndërtosh një sistem mbështetës të fortë, në mënyrë që të kalosh emocionet e forta dhe të vështira, të cilat mund të jenë duke të të dominuar këto kohë. Virgjëresha do të ndiejë energjinë e Hënës të plotë, sidomos në aspektin e shtëpisë dhe komunitetit.

Akrepi

Është mëse në rregull që të tregohesh i/e butë në disa situata. Do të njihesh me dëshirat e tua më të mëdha, pa e gjykuar veten dhe as të tjerët. Hëna e plotë në Gaforre do të sjellë shërim dhe reflektim në jetën tënde.

Peshqit

Për këtë shenjë, Hëna e plotë e dhjetorit do të përfshijë kënaqësitë e vogla që e bëjnë jetën tënde të veçantë. Mundësi që lidhen me fushën e kreativitetit do të shfaqen në rrugëtimin tënd. Ky moment të nxit të rikthesh fuqinë e manifestimit dhe ta kuptosh se sa e fuqishme është mendja jote.