zoom

Aktualitet

Helmimi në kompaninë e pajisjeve elektrike të makinave, shkon në 11 numri i punëtorëve në spital

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një kompani që prodhon pajisje elektrike për makinat në Fier, sot ka pasur të tjerë punonjës që kanë shfaqur probleme me shëndetin, shenja helmimi.

Janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjëse.

Ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtoret po shoqërohen me autoveturat private të kompanisë.

Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 pacientë me shenja të lehta intoksikimi.

Punonjësit e kompanisë që bën pajisje për makina, janë duke marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Punonjëset janë duke u dërguar në urgjencë me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës. /ZOOM.AL/