zoom

Lajme

Heidi dhe i “vëllai” Lidi thurin planin për të mashtruar banorët, por Françeska i përgjon

Heidi Baçi dhe Lidi, i përfolur dhe dyshuar si “vëllai” i të parës, janë një një mision sekret të dhënë nga “Vëllai i Madh”.

Banorja duhet të bindë të gjithë konkurrentët se moderatori është vëllai i saj i madh. Teksa dyshja po bënin plane në lavanteri se si të bindin banorët, në një moment aty afër ka kaluar Françeska Murati, e cila i ka përgjuar pas dere Heidin dhe Lidin.

Duke u përpjekur që të dëgjojë bisedën e dyshes, modelja e ka ulur kokën poshtë derës duke përgjuar. Mesa duket modelja ka kuptuar misionin e Heidit dhe Lidit për të bërë si vëlla e motër.

Pas përfundimit të primet, dyshja kanë thurur një plan për të bindur konkurrentët se ata janë vëlla e motër, gjë që nuk është e vërtetë pasi ata nuk njohin njëri-tjetrin.

Plani i dyshes:

Lidi: Unë mendoj kështu tani, që të funksionojë mirë ti duhet të bësh të prekurën.

Heidi: Po.

Lidi: Edhe unë gjasmë do vuaj pak, këta do merren me mua. Unë nuk të flas dot.

Heidi: Të mendojmë diçka që të…

Lidi: Të thuash Lidi përpara të hapësh barkun me këta do ishte e drejtë të hapësh barkun me familjen. Aty pastaj fillon drama.

Heidi: Do them për çfarë ke ardhur këtu një herë, se për mua je këtu. /ZOOM.AL/