zoom

Aktualitet

Hedhja në erë e hotelit në Sarandë, pista e re e policisë: Objektin do ta blinte Edmond Papa

Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm ku një hotel u rrafshua me dhjetra kg tritol, tashmë ka një tjetër pistë hetimi nga policia dhe prokuroria e Sarandës.

Zoom. al ka mësuar se hoteli ka qenë në tratativa per t’u blerë nga Edmond Papa, i cili u ekzekutua më pas me armë zjarri në një atentat.

Ndërsa ende nuk dihet se me kë nga ortakët po zhvilloheshin këto tratativa blerje dhe si kanë përfunduar. Objekti 2-katësh u shkatërrua brenda disa sekondave, teksa e gjithë zona u mbulua nga tymi.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se sasia nuk ishte vendosur në një vend, por në disa pjesë të hotelit dhe është vendosur në mënyrë të tille që forca goditëse ta rrafshonte godinën duke shpërthyer në seri të gjitha sasitë e tritolit të vendosura në objekt.

Hoteli i ndërtuar në vitin 1996 kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka, ky i fundit i ndarë nga jeta.

Shpërthimi i hotelit ka shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme në bizneset përreth.