zoom

Kosova

Hapja e “Urës së Ibrit”, BE mesazh palëve: Përmbahuni dhe shmangni veprimet e njëanshme!

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka reaguar në lidhje me çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit për qarkullim. Ai u shpreh se kjo është çështje që i përket dialogut dhe se çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të dialogut.

Stano ka shtuar se diskutimet janë duke vazhduar dhe se BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë. Gjithashtu Stano ka bërë thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme.

“Bisedimet janë duke vazhduar dhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë. BE u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”, ka thënë Stano, shkruan Kosovo Online, raporton “Express”.

Siç shton ai, të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për urën në Ibër, duhet të zbatohen plotësisht. Tema e Urës së Ibrit është ngritur si çështje edhe në takimin e javës së kaluar që kryeministri Albin Kurti ka pasur me ambasadorët e QUINT-it në Kosovës. /ZOOM.AL/