zoom

Aktualitet

Hapet tuneli i Murrizit/ Nga sot, i qarkullueshëm pa pagesë

Këtë të premte, u hap për qarkullim tuneli i Murrizit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Hapja e tunelit të Murrizit ishte sfidë për autoritetet për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe erdhi pas 6 vitesh punime.

Vepra u inagurua nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne, tani edhe Maqellarë-Peshkopi, mbaron në prill. Nuk besojnë ata, thonë do e lënë se e kanë për zgjedhje”, tha Rama.

Tuneli i Murrizit është 3.7 kilometra i gjatë dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.

Po ashtu, ai shkurton kohën e udhëtimit edhe drejt qytetit të Klosit, Bulqizës dhe Burrelit.

Kjo vepër pritet t’i japë zhvillim ekonomik të gjithë zonës ku kalon.

Postime të lidhura