zoom

Aktualitet

(VIDEO) Hapen dyert e mortit/ Vrasja e 8-vjeçarit, banorët: Të digjet!

Forca të shumta policie vazhdojnë të qëndrojnë në fshatin Daullas, pranë shtëpisë së 8-vjeçarit të vrarë një ditë më parë.

Familjarët e vogëlushit kanë çelur dyert e mortit. Klodian Çalameni, 38 vjeç goditi me lopatë fëmijen 8-vjeçar dhe më pas e varrosi në oborrin e shtëpisë së tij pasditen e djeshme.

Nikolin Brahja daja i 8-vjeçarit të vrarë thotë se autori duhet të dënohet me varje.

Edhe fqinj e të afërm kërkojnë ndëshkim maksimal për autorin e vrasjes makabër të vogëlushit Mateo Vllasia.

“Si nuk ndihemi të pasigurt, unë kam nip vetë, ai duhet ta varësh në litar, nuk diskutohet ai muhabet, është makabër”, tha një banor.

“Ai është rritur jetim, i ati e la të vogël, e ëma u martua në Maqedoni, ai ishte tek buka, kush e merrte në punë, ne nuk flasim dot më shumë, Sali Berisha e bëri një gjë të mirë që vari ata nga Libofsha, i mori jetën 8-vjeçarit, për çfarë duhet më ai, nëse bën llogari një i burgosur ha kaq lekë në muaj, që unë si konsumoj dot, ata e dënuan por nuk ka ligj”, u shpreh një tjetër.

“Të gjithë janë të korruptuar, ta djegin me benzinë, të vihet ligji, ai e vret birin e botës dhe të vjen tek shpia e të shantazhon”, deklaroi një tjetër banor.