zoom

Bota

Hap pas hapi/ Çfarë ndodhi në 80 sekonda! Nga krismat e atentatorit të Trump, tek asgjësimi nga FBI

Zbardhet transkripti i audios mes anëtarëve të shërbimit sekret në podium me Donald Trump, pas të shtënave nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.

Gjithçka ndodh në 42 sekonda. Trump kishte 6 minuta që fliste para mbështetësve të tij në një fermë të Bulter të Pensilvanisë, kur atentatori hapi zjarr nga çatia e një banese 120 m më larg. Plumbi e kapi Trumpin te veshi i djathtë dhe fatmirësisht i mbijetoi atentatit që për milimetra mund t’i kishte marrë jetën.

Interesant është ndërveprimi i agjentëve të Trump dhe evakuimi i ish-presidentit. Në ato momente, çdo sekondë vonesë apo nxitim ishte jetike. Megjithatë, koordinimi i agjentëve me njëri-tjetrin, pavarësisht të shtënave që vinin nga Crooks dhe kundërpërgjigjes së snajperistëve ndërkohë, ishte ekselent. Ata kanë zbatur protokollin situatave emergjente sicc parashikohet në rastet e sulmeve ndaj presidentëve amerikanë.

Nga komunikimi me kode, marrja e “Ok” nga snajperisti se qitësi ishte eliminuar e deri te ngritja e Trump dhe marrja e tij në krah për ta dërguar më pas në limuzinën rezervë dhe jo atë kryesore. Gjithçka në 1 minutë e 20 sekonda!

Komunikimi i plotë mes agjentëve që ruanin Trumpin:

Ora 18:11:41 pasdite (Trump ishte poshtë podiumi i rrethuar nga agjentët)

Agjentja femër: Çfarë do të bëjmë? Çfarë do të bëjmë? Ku do të shkojmë?

(Dëgjohen britma në turmë)

Ora 18.11.50 pasdite

Të shtëna me armë, dëgjohet zëri i një gruaje duke bërtitur nga turma.

Ora 18.11.58 pasdite

Agjenti mashkull: Shkoni te vendi rezervë… (E përsërit dy herë). (I referohet limuzinës së dytë, limuzina rezervë).

18:12:00 pasdite

Agjenti i tretë mashkull dëgjohet teksa thotë diçka të ngjashme si: Lëvizni drejt makinës, mbajeni, mbajeni (Trumpin e kishin kapur nga krahët), kur të jeni gati, lëvizni.

18:12:01 pasdite

Agjenti mashkull 2: Gati.

18:12:02 pasdite

Agjenit mashkull 3: Lëviz!

18:12:03 pasdite

Agjenti mashkull 2: Ngrihuni.

18:12:03 pasdite

Agjenti mashkull 3: Lëviz!

18:12:04 pasdite

Agjenti mashkull 4: Vazhdo, vazhdo, vazhdo.

18:12:06 pasdite

Agjenti mashkull 2: “Hawkeye” është këtu.

(“Hawkeye” është emri i koduar për njësinë kundërsulmuese që ndërkohë ishte ngjitur gjithashtu në podium)

18:12:06 pasdite

Agjentja femër 1: “Hawkeye” është kështu, duke lëvizur për në rezervë.

18:12:09 pasdite

Agjenti mashkull 4 i drejtohet agjentit që ndodhet brenda limuzinës rezervë: Bëhu gati, bëhu gati!

18:12:10 pasdite

Agjenti mashkull 2: A jeni gati?

18:12:16 pasdite

Agjentët: Qitësi u eliminua. Qitësi u eliminua. A mund të lëvizim?

18:12:21 pasdite

Agjenti mashkull: Qitësi është eliminuar. Mund të lëvizim.

18:12:22 pasdite

Agjentja femër: Kuptuat?

18:12:23 pasdite:

Agjentët: E kuptuam.

18:12:23 pasdite

Agjenti mashkull: Le të lëvizim. Lëvizim! /ZOOM.AL/