zoom

Të gjitha

Alec Baldwin heq përgjegjësinë ndaj vrasjes së kineastes

Vrasja gjatë xhirimeve që ylli hollivudian Alec Baldwin bëri ndaj regjisores ukrainese Halyna Hutchins vijon që të përflitet ende. Përmes disa dokumenteve ligjore të paraqitura së fundi, aktori i njohur është përpjekur të heqë nga vetja cdo përgjegjësi për vrasjen .

Ai madje ka fajësuar kineasten e ndjerë për incidentin që I kishtoi asaj jetën, duke thënë se i kishte dhënë udhëzime që cuan më pas në episodin vdekjeprurës.

“Ky është një rast i rrallë kur sistemi u prish dhe dikush duhet të mbahej ligjërisht fajtor për pasojat tragjike”, ka thënë avokati I tij duke shtuar se, “Ai person nuk është Alec Baldwin”.

Ylli hollivudian u padit për tragjedinë e 21 tetorit 2021,  ku mbeti viktimë Hutchins, nënë  e një fëmije. Në dosjen e fundit dalë nga hetimet, thuhej se aktori nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, sepse atij i ishte thënë se arma që po përdorte në skenë nuk përmbante plumba të vërtetë dhe përgjegjesinë për kontrollin e armëve ne sheshxhirim, nuk e kishte ai./L.K

/Zoom.al