zoom

Aktualitet

Hakerat iranianë japin goditjen e radhës, publikojnë të dhënat e 162 mijë pasaportave shqiptare!

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” jep goditjen e radhës me piraterinë që u bëri sistemeve kibernetike të institucioneve të rëndësishme shqiptare dhe grabitjen e të dhënave, duke cenuar edhe sigurinë kombëtare që prej dy vitesh.

Pas publikimit në rrjet nëpërmjet faqes së tyre të mijëra materialeve me të dhënat personale të shqiptarëve, kartat ID, sot janë publikuar edhe ato të pasaportave. Bëhet fjalë për dokumentet e identifikimit biometrike të 162 mijë shqiptarëve që kanë dalë në “pazarin” e hakerave iranianë.

Në një link të publikuar në faqen e tyre, “Homeland Justice”, ka publikuar listën e të dhënave biometrike të shqiptarëve, të marra nga kartat e identitetit.

Dokumenti prej më shumë se 1.300 mijë faqesh, përmban të dhënat e 65 mijë shqiptarëve. Edhe ky dokument i dytë me dyfishin e ngarkesës, ka publikuar informacionet për pasaportat biometrike.

Rrjedhja e ID-ve vjen disa muaj pas sulmit të hakerave ndaj INSTAT dhe faqeve online të qeverisë. Hakerimi nisi që nga viti 2022, menjëherë pas mbarimit të pandemisë dhe krisjes së marrëdhënieve Shqipëri-Iran.

Nëpërmjet viruseve dhe portave të dobëta pa VPN të sistemeve kibernetike shqiptare, hakerat infektuan me viruse sistemin e serverave gjithandej, duke vjedhur më pas kodet dhe materialet. Autoritetet thanë se ndërhynë në kohë dhe nuk ishin vjedhur të dhëna sensitive, por publikimet nga “Homeland” lanë të kuptohej se kishte informacione deri personale të shtetarëve dhe funksionarëve.

Megjithëse u identifikuan inxhinieri i Universitetit të Teheranit dhe 4 ndihmësit e tij, ata ende nuk janë arrestuar dhe lokalizuar, sikurse as vendi nga bëhen sulmet kibernetike. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura