zoom

Aktualitet

Hajdutët grabisin shtëpinë e prokurorit, ja çfarë morën…

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një prokuror ka rënë pre e grabitjes, ku disa persona i kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur portofolin dhe çelësat.

Policia deklaron se në portofol gjendeshin edhe dokumente personale të prokurorit.

“Në Rrugën “Bardhyl Qaushi”, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin zyrtar të policisë. /ZOOM.AL/