zoom

Lajme

“Hajde në PS”/ Rama dhe Berisha zihen për Dash Sulën

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë të drejtëpërdrejtë ish deputetit demokrat, Dashnor Sula t’i bashkohet skuadrës së Partisë Socialiste.

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për deputetin Dashnor Sula që të bëhet pjesë e PS.

Vendi i Sulës është në PD, theksoi kryedemokrati, i cili shtoi se Adriatik Lapaj është patericë e Edi Ramës.

“Dashnor Sula është një ekspionent i PD me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD, eksplorimi se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama, Rama i thotë sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj po të paktën jam unë padroni, kështu që pra në këtë deklaratë shihet se sa e pavend, sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn, ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës”, tha Berisha.

Pasi mbeti jashtë listave të Partisë Demokratike, Sula negocioi me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për të kandiduar në Elbasan, por drejtuesit e këtij koalicioni nuk i ofruan garanci se pesë kandidatët e listës së mbyllur do të tërhiqeshin nëse ai merrte mandatin e deputetit.

Postime të lidhura