zoom

Sport

Habit mbreti i ringut, Mike Tyson ka bërë çmenduri për të ndjekur serialin “Tom & Jerry”

E kush do ta mendonte se legjenda e ringut Mike Tayson ishte fansi më i madh i filmave vizatimor.

Ai ka bërë çmenduri për të ndjekur serialin e famshëm për fëmijë Tom & Jerry.

Ish-truprioja dhe ish-shoferi i Tyson, Rudi Gonzales, njëkohësisht dhe një ndër miqtë e tij më të mirë, tha në “The Sun”, se boksieri në disa raste i mposhti 5 kundërshtarë gjatë stërvitjes së programuar për 5 orë, në vetëm 60 minuta, vetëm që të ishte në kohë në shtëpi për të parë filmin vizatimor e maces dhe miut të famshëm.

“Kur stërviteshim në Vegas, seancat e tij sparring ishin nga ora 12 deri në 17:00. Ndryshe nga ditët e tanishme të regjistrimit të shfaqjeve televizive me klikimin e një butoni, Tyson duhej të kthehej në shtëpi në kohë nëse donte të arrinte hapin me shakatë. Ai shpesh e kthente një seancë të planifikuar pesë-orëshe në më pak se 60 minuta brutale, në mënyrë që të mund të shikonte Tomin dhe Xherrin”, tha Rudi Gonzales. /zoom.al/