zoom

Sport

Guardiola: Për të fituar trofeun e Champions në këtë moment duhet të mposhtësh vetëm një ekip

City barazoi 1-1 ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena” dhe kaloi në gjysmëfinale të Champions me rezultatin e përgjithshëm 4-1 pas suksesit 3-0 në Manchester.

Pas ndeshjes, trajneri i City-t, Pep Guardiola, foli për paraqitjen e ekipit, si dhe për aftësinë e jashtëzakonshme të Erling Haaland për të shënuar gola.

Kualifikimi – “Jam shumë i lumtur që jam tre vjet radhazi në gjysmëfinale të Champions. Rezultati, 4-1 nuk tregon atë që ishte në të dy ndeshjet, nga këndvështrimi im. Në këtë kompeticion janë detajet që bëjnë diferncë. Ne ishim jashtëzakonisht solidë, u mbrojtëm mirë, kjo është ajo që kemi përmirësuar më shumë. Upamecano, Pavard, Kimmich, patëm probleme dhe e mbyllëm atë anë. Në pjesën e dytë që nga minuta e parë ne ndjemë se kishim më shumë kontroll dhe ia dolëm. Haaland është një kërcënim, ne e dimë këtë. Goli i tij ishte shumë i mirë. Ai është shumë i ri”.

Trofeu – “Unë mendoj se të gjitha klubet në botë kanë ndjenjën se nëse dëshironi të fitoni këtë kompeticion, duhet të mposhtni Real Madridin. Dikur ishte Barcelona, por tani është Madridi”.

Përmirësimi i skuadrës – “Kemi bërë shumë progres. Ju duhet të dini se nga vini. Ne vijmë nga dy Premier League, finale dhe gjysmëfinale. Lojtarët thonë “kemi kohë”, por ne nuk kemi. Arsenali dhe ekipet e tjera janë aty. Kur të vijë koha, kanë mbetur edhe dy muaj deri në fund të sezonit, lojtarët e dinë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, ky është ndryshimi, është çështje kohe. Por në Premier League, nëse nuk e bën çdo ditë, është e vështirë”.  /zoom.al/