zoom

Aktualitet

Grupi kriminal në Britani që financoi vrasjen e Ardian Nikulajt! Zbulohet origjina e parave

Edmond Haxhia akuzohet si vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill 2023, krim i cili dyshohet se u krye nga 28-vjeçari portugez Ruben Saraiva në bashkëpunim me grupin prej 4 britanikësh. Shqiptari, me pasaportë angleze dhe katër britanikët janë arrestuar dhe ndodhen në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Sipas Prokurorisë së Lezhës, vrasja është kryer për hakmarrje dhe se Edmond Haxhia është kushëri me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në konflikt me familjen e viktimës Ardian Nikulaj.

Ndërkohë dokumente zyrtare nga policia e Birminghamit, kanë zbuluar se pas financimit të vrasjes së biznesmenit qëndron një grupi të organizuar kriminal, i cili ka përfitoi miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptizmi në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit.

“Informacionet tregojnë se prej Janarit 2017, 1.6 milionë sterlina, janë kredituar brenda kësaj kompanie.  Informacionet e kontrolluara na tregojnë se personi ka lidhje me Krimin e Organizuar shqiptar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga TCH.

Edmond Haxhia punonte si menaxher në klubin e natës ku ofrohej edhe striptizëm dhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës ekstra. Ndërsa licencën e këtij biznesi e mbante një i afërm i tij shtetas shqiptar, me pasaportë britanike.

Gjithashtu në dosjen e policisë Westmidland Police me 144 faqe, tregohet me detaje se në këtë lokal nate klientëve u hidhej drogë në pije dhe më pas nga kartat e tyre bankare u vidheshin mijëra paund.

“I vendosur në rolin e  supervizorit të  këtij lokali,  në sistemin e licesimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit  është Edmond Haxhia. Krimi më i rëndë raportuar në këtë lokal ka ndodhur në 13 Mars 2017,  ku viktima u drogua dhe 9.000 stërlina iu morën nga karta e kreditit. Një ditë më pas viktima bleu në farmaci,  një test droge nga ku rezultoi se ai ishte nën efektin e Metadonit. Ky ishte një medikament që viktima i tha policisë, se  nuk e merr dhe nuk e ka përdorur asnjëherë në jetën e tij. Policia e West-Mindlands ka nisur të mbledh të dhëna të cilat ngrenë shqetësimin  se ky ambient përdoret dhe menaxhohet nga anëtar të një grupi të organizuar kriminal shqiptarë”.