zoom

Aktualitet

Gruaja i vdiq pas abortit në spitalin e Elbasanit, bashkëshorti i 34-vjeçares i burgosur në Greqi

Etleva Çullhaj, 34-vjeçe, ka humbur jetën një ditë më parë në Maternitetin e Elbasanit, pasi ka abortuar.

34-vjeçarja, ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë 10 dhe 14 vjeç, ndërkohë mësohet se bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë, për një krim që ende nuk është bërë i ditur.

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek nëna e dy fëmijëve lindur në Tiranë dhe banuese në lagjen “5 maji“ në Elbasan.