zoom

Bota

“Gruaja dhe vajza më vdiqën para syve”! Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit në Turqi

Një nga të mbijetuarit e l6 shkurtit në Turqi ka bërë rrëfimin e tij tronditës, se si arriti të shpëtonte pas 56 orësh nën rrënoja, duke ruajtur gjakftohtësinë.

Ziya Soner Tughtekin, nga provinca Antijaman në Turqinë juglindore tregoi për mediat se doli gjallë nga rrënojat vetëm me të birin, ndërsa gruaja dhe vajza e tij humbën jetën.

“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja … Kisha duhan me vete, po mbështillja një cigare dhe po pija duhan,” thotë i mbijetuari. “Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre iu shemb tavani dhe u vranë në vend”, rrëfen ai. “Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët”.

Ai këshillon ata që e gjejnë veten në një pozitë të ngjashme që të përpiqen të ruajnë gjakftohtësinë e tyre. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat, teksa ishte me cigaren në gojë.

“Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë. Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, shtoi ai.

Aktualisht vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.