zoom

Të gjitha

“Grua e lirë”, Britney Spears poston foton nudo

Britney Spears po e shijon fitoren ndaj gjyqit dhe për ta treguar këtë, nuk i la vend aspak imagjinatës me postimin e saj të fundit në Instagram. Këngëtarja 40-vjeçare u zhvesh e tëra duke mbajtur vetëm një rrip pas qafës dhe një palë çorape të bardha sipër gjurit.

Energjia e gruas së lirë nuk është ndierë kurrë më mirë”, shkroi ajo në foto. Në mënyrë strategjike, Spears përdori një ikonë luleje për të mbuluar gjoksin e djathtë si dhe një tjetër me zemra për pjesën intime.

Pasi pranoi kohët e fundit se i lexon komentet për të në rrjetet sociale dhe ka “kuptuar se njerëzit kanë shumë urrejtje”, Britney çaktivizoi opsionin për postimin lakuriq.