zoom

Lajme

Greqia në këmbë! Protestë masive në 2-vjetorin e tragjedisë së përplasjes së trenave

Qindra-mijëra protestues tejmbushën Athinën këtë të premte.

Në kujtim të 2-vjetorit të aksidentit hekurudhor ku vdiqën 57 persona, qytetarët grekë dolën në rrugë duke quajtur qeverinë vrasëse dhe kërkuan drejtësi pa ndërhyrje politike.

Tubimi madhështor erdhi një ditë pasi një grup ekspertësh publikoi një raport, i cili tregonte se përplasja e trenave në Tempi u shkaktua nga një gabim i sigurisë dhe se vendi i ngjajes nuk u sigurua siç duhet duke prishur kështu edhe provat.

Gjatë protestës shpërthyen përplasje të forta mes tubuesve dhe policisë.

Persona të maskuar sulmuan me bomba molotov dhe lëndë të tjera plasëse policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Nga një grup i vogël, përleshjet u përhapën me shpejtësi në të gjithë qendrën përpara parlamentit dhe rrugicat e kryqytetit grek.

Zjarri, tymi dhe gazi lotsjellës përfshinë të gjithë Athinën. Incidente të ngjashme kishte edhe në Selanik, Kretë dhe qytete të tjera të Greqisë.

Mediat vendase raprtuan për disa persona të lënduar që u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa disa persona u arrestuan.