zoom

Aktualitet

Greqi/ Shqiptari sulmon me thikë bashkëatdhetarët e tij

Tre shqiptarë u përfshinë në një sherr me thika këtë të mërkurë në Greqi.

Sipas mediave greke, një shqiptar sulmoi me mjetin prerës dy bashkëatdhetarët e tij, duke i lënë të plagosur rëndë.

Dy të plagosurit kanë marrë goditje të shumta në pjesën e pasme të trupit.

Pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin, i cili do të përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtjes pa leje./ Zoom.al

Postime të lidhura