zoom

Aktualitet

Shqiptarët përleshen me njëri-tjetrin në Selanik, një i plagosur në shpatull

Disa shqiptarë u konfliktuan me njëri-tjetrin këtë të shtunë në Selanik të Greqisë.

Në sherr u përfshinë tre shqiptarë, 34, 36 dhe 41 vjeç.

Ata u përleshën me njëri-tjetrin me thika dhe për pasojë, 41-vjeçari u plagos në shpatullën e majtë.

Në vendngjarje policia gjeti thikën dhe tri gëzhoja arme zjarri.

Hetimi ka zbuluar se autorë ishin dy shqiptarët e tjerë, të cilët u arrestuan.

36-vjeçari i përfshirë në konflikt është person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit.