Aplikacion
Per mua, si grua dhe si feministe ishte irrituese dhe indinjuese te ndiqja nje aktiviste kaq pa logjike, kaq jo elastike (inflexible), kaq te paarsyeshme dhe kaq absolutiste sa c’m’u duk te jete Zana Avdia.
Per arsye te pakuptueshme per mua, Avdia kishte vendosur te bente “avokaten mbrojtese” te ca grave te ashtuquajtura “influencer”, te cilat kishin hyre ne kontrate me persona te pasur per te plotesuar perversionet e ketyre te fundit, qe nga zoofilia deri te koprofagjia.
Cilado qe te ishte pyetja nga paneli, sipas znj. Avdia, nje grua mund te jete vetem viktime e burrave dhe e shoqerise; e paafte te beje zgjedhje morale apo imorale qofshin; e paafte te kete fuqi mbi nje burre per shembull, e paafte te jete seksualisht perverse ajo vete. Per znj, Avdija eshte e pamundur qe nje grua te jete pale kontraktuale ne nje marrveshje, qofte te paster apo te piset; gjitheaq e pamundur eshte qe nje grua te qelloje te jete nje… nje djerrine shpirti e vlerash qe ka zgjedhur t’iu nenshtrohet perversiteteve dehumanizuese te te tjereve,(apo te praktikoje koprofagjine sic ishte rasti ne fjale), dhe ta beje kete JO nga nevoja e mbijeteses por thjesht nga babezia, si dhe nga mungesa e plote e dinjitetit e respektit për veten.
Kjo teme do ishte rast i mire per nje feministe per ta nuancuar pozicionin e saj, se do ta lejonte te nenvizonte nje kontrast midis rastit te nje vajze te dhunuar ne Librazhd nga gjithe patriarkati (vjehrri e vjehrra, prinderit e vet, komshinjte, soji e sorollopi etc.), pra nje situate ku nje grua ka nevoje vertet per t’u marre nen mbrojte, dhe, nga ana tjeter nje skandali pornografik si ky i Dubait, (tema limonate e rradhes qe zgjedh Fevziu kur i bie vapa ne koke). Ne kete te fundit nuk behet fjale kaq per “te drejtat e grave” sesa behet fjale per te drejta kontraktuale te implikuara, ku objekti i kontrates eshte se sa gjenitale e stomak te forte per perversion ka njera pale ne kembim te nje pagese marramendese nga pala tjeter, ne kushte lirie te plote zgjedhjeje.
Por feminizmi bardh e zi nuk ben dot analogjira e kontraste, sipas rastit. Ai i bie fyellit vetem ne nje vrime: te drejtat e grave!
Lloji i feminizmit qe praktikon znj. Avdia ka ngjashmëri befasuese me fundamentalizmin fetar. DOGME, bardhe e zi! Pa dritehije fare! Je grua? Atehere ti je personazh pozitiv! Pa perjashtime, pa revizionime te pozicionit ne drite rrethanash a faktesh te reja. I njëjti dogmatizëm i frikshem , i njëjti zell i zjarrte, e njëjta siguri qesharake dhe bindje absolute në korrektësinë e pozicionit, pavaresisht budallallëqeve injorante pa fund.
Një tjetër ngjashmëri e habitshme me fondamentalizmin fetar është armiqësia ndaj logjikës. Vini re ne kete video se sa qasje te trashe ka kjo aktiviste; vini re se si nuk ha pyke, cfaredo kujtesash per t’iu mbajtur kontekstit e rrethanave qe t’i ofrojne, dhe sesa e bindur eshte qe po perdori fjalen magjike “po flas per te drejtat e grave” mund t’i falet mungesa e logjikes dhe harbuteria).
C’eshte ky feminizëm idiot, dogmatik, i një niveli intelektual kaq të dobët, që vetëm ankohet, cirret, dhe antagonizon gjithë shoqërinë, ne vend qe te debatoje, te perpiqet te beje aleate, e te binde me argumenta? Ne nje shoqeri ku harbuteria eshte me pashe, e ku aftesia bindese e argumentat e peshuar jane si ujet e paket, a nuk do ishin me produktive keto te fundit?
Cfare vlere ka per grate nje avokatësi e tillë, mistrece dhe tëhuajëzuese? Cilën grua ndihmon, dhe si?