zoom

Bota

Grabitje si në filma/ Autorët vendosin bomba në qytet, pengjet i lidhin sipër makinave (VIDEO)

Një grabitje kaluar filmave ka ndodhur në Araçatuba të Brazilit. Autorët kanë hyrë në një bankë për të vjedhur, ndërkohë gjatë arratisjes kanë marrë pengjet me vete dhe i kanë lidhur sipër makinave.

Mbi 20 persona morën pjesë në grabitje, por ata nuk u ndalen me kaq, pasi bllokuan rrugët, dogjën automjete dhe vendosën pajisje shpërthyese në gjithë qytetin.

Vandalizmi nuk mbeti pa pasoja, pasi grabitësit vranë një burrë që po i filmonte.

Një grua dhe një autor u ekzekutuan në një përplasje me policinë, teksa përpiqeshin të arratiseshin.
Po ashtu një çiklist mbeti i plagosur pasi i shpërtheu një pajisje eksploziv dhe tashmë i duhen prerë të dyja këmbët. Tre banorë të tjerë janë me plagë në trup.

Janë dhe 14 bomba të paçmontuara në qytet dhe banorëve u është kërkuar të mos dalin jashtë ndërsa shkollat janë mbyllur deri të hënën.

Postime të lidhura