zoom

Lajme

Grabitja e PL, Meta: Kemi qenë shënjestër e Rilindjes, tentojnë të korruptojnë e marrin peng, por…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë sot denoncim në polici, në lidhje me rastin ku theksohet se persona të paidentifikuar ende, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc), si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Ish-presidenti u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja. Ai tha në “News24” se në vijimësi PL ka qenë shënjestër e Rilindjes, duke u përpjekur të korruptojë apo “marrë peng” persona pranë kësaj partie.

Meta u shpreh se momentalisht kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore, pasi sipas tij rrugën e tjera janë të lehta.

“ Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja. Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte.

Pastaj u zbulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server. PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija. PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai. /ZOOM.AL/