Aplikacion
Burime zyrtare konfirmuan aksionin e bazuar tek inteligjenca operative policore, teksa 25-vjeçari u izolua në paraburgim.
“Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me armë, të një shume parash, rreth orës 18:40, të datës 29.02.2024, në një market me ushqime, në Qerret, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar autorin e rastit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, këqyrjes së kamerave dhe punës së inteligjencës policore, brenda 12 orëve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi Everest Shala, 25 vjeç, banues në Qerret”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vijion puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/