zoom

Aktualitet

Grabiti çantën me sende personale të të moshuarit, e pëson keq 39-vjeçari. Policia i gjen…

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit ditën e djeshme, pasi akuzohet se grabiti një të moshuar në rrugë.

Burime zyrtare njoftuan se i dyshuari i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sende personale, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin: E. L., 39 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23.07.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L., gjetën të fshehura dhe sekuestruan çantën me sende personale, të 67-vjeçarit.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “vjedhja”, sqaroi policia vendore. /ZOOM.AL/