Aplikacion
Ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy nga bashkëpunëtorët, me precedent të mëparshëm penal.
Policia tha se ka sekuestruar edhe shumën e parave të vjedhura nga këta 3 shtetas.
“Në vijim të punës të pandërprerë hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Q. Z., 60 vjeç, punonjës i një pike valute, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës,nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Valuta”, si rezultat e të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtetasi R. S. (i arrestuar) i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit”, tha policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe për 2024-n. Më shumë vdekje dhe më pak lindje