Aplikacion
Siç raportohet, “You” është vendi ku gjenden ndryshimet më të rëndësishme, udhëtimet e ruajtura dhe ato që doni t’i realizoni.
Gjithashtu, kompania ka përmendur edhe ndryshime të tilla si ngjyra të reja që e bëjnë më të lehtë gjetjen e vendeve në hartë, shkruajnë mediat e huaja. Ndërsa për drejtuesit e automjeteve elektrike, Google Maps ka filluar të shfaqë një përvojë që i dedikohet “stacioneve të karikimit”.
Duke e zgjedhur llojin e automjetit të tyre, tani përdoruesit me lehtësi mund të gjejnë stacionet e karikimit në afërsi.
Bëhet e ditur se me këto përditësime të vazhdueshme dhe veçori që pritet të vijnë, Google Maps vazhdon të evoluojë, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të mirë. /ZOOM.AL/