Aplikacion
“Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po marrim masa të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të ndërprerë fushatat e dezinformimit në internet”, tha Kent Walker, presidenti i Google për çështjet globale.
Kompania ka kufizuar faqet e lajmeve të financuara nga qeveria ruse nga reklamimi dhe përdorimi i disa veçorive në YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google.
Zëvendës kryeredaktorja e RT-së, Anna Belkina, tha se masa ishte dëshmi se kompanitë perëndimore janë ” tmerruar nga prania e zërit të jashtëm nga frika e humbjes së audiencës së tyre historikisht të robëruar, nëse ajo audiencë ndeshet me një këndvështrim tjetër”.
RT dhe Sputnik, një faqe tjetër e financuar nga qeveria, konsiderohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dy “elementë kritikë në ekosistemin e dezinformimit dhe propagandës së Rusisë”./ M.C/
Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe zyra e këshilltarit komunal në Kumanovë