Aplikacion
Mësohet se sherri ka ndodhur në një lokal në Laprakë, ku Altin Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.
Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë. Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Tre të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa 64-vjeçari është në rrezik për jetën pasi thika e ka prekur në zemër.
Sakaq, policia ka nisur kërkimet për të vënë në pranga autorin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.