zoom

Aktualitet

Goditi me grusht punonjësin e OSHEE në detyrë, ndalohet 21-vjeçari

Policia në Tiranë njoftoi sot se ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi ka qëlluar me grusht një punonjës të OSHEE-së në krye të detyrës.

Burime zyrtare sqaruan se goditja me grusht e punonjësit të OSHEE-së ka ndodhur për shkak të detyrës dhe denoncimi u bë nga vetë i dëmtuari në Komisariatin nr. 3. Shkak dyshohet ndërprerja e energjisë elektrike.

“Nga forcat e rendit u arrestua A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore të dosjes i kaluan prokurorisë, për të zbardhur plotësisht ngjarjen. /ZOOM.AL/