zoom

Bota

Goditet një nga familjet historike mafioze të Ndrangheta-s

Një megaoperacion u zhvillua nga policia italiane në rajone të ndryshme të vendit që ka çuar në arrestimin e 100 anëtarëve të klanit Mole, një nga familjet historike të Ndrangheta-s.

Gjatë hetimeve në klanin e Piana di Gioia Tauro, u sekuestrua edhe një ton kokainë nga Amerika e Jugut.

Pjesëtarët e klanit Mole ishin gjithashtu aktivë në Lombardi dhe Toskanë, me ndikim edhe jashtë Italisë.

Zhvatja, mbajtja pa leje e armëve, pastrimi i parave, trafiku i drogës, fajde, mashtrime tatimore dhe korrupsion, janë ndër akuzat që rëndojnë mbi këtë klan.

Detajet e operacionit do të bëhen me dije nga policia në një konferencë për shtyp në orën 10.45.