zoom

Aktualitet

Gjysmë metër dëborë, izolohen disa zona në Dibër

Vijojnë reshjet e dëborës në zonën e Dibrës. Autoritetet e emergjencave civile bëjnë të ditur se megjithëse në rrugën e Arbrit ka 40 centimetra dëborë, ëshgtë bërë e mundur hapja e by-pass-it në Qafën e Murrizit.

Por gjithashtu mësohet se në zonat e thella malore trashësia e dëborës është edhe më e madhe, ndërsa shumë zona kanë mbetur të bllokuara. Gjithashtu në shumë fshatra ka dhe mungesë energjie.