Aplikacion
Në një njoftim, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm bën të ditur se “më datë 23.07.2024, është paraqitur rekurs nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, av. Indrit Sefa, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nr. 723, datë 11.06.2024. Pas kryerjes së veprimeve administrative (komunikimit te rekursit), sot më datë 29.07.2024, dosja u dërgua për shqyrtim rekursi në Gjykatën e Lartë”.
Tashmë pritet që Gjykata e Lartë të caktojë një datë se kur do të marrë në shqyrtim rekursin e paraqitur nga Basha. Kjo është hera e dytë që dosja për logon dhe vulën e PD-së kalon për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Nëse vendimi merret shpejt dhe rrëzonte Apelin, do trazonte jo pak ujërat brenda opozitës, kur duhen jo më shumë se 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme sipas Kushtetutës.
Pak muaj më parë ishte kjo gjykatë që vendosi rikthimin e dosjes në Apel për rishqyrtim, ndërsa në udhëzimet e Gjykatës së Lartë kërkojnë një gjykim në themel i çështjes. Më pas ishte Apeli që më 11 qershor shpalli vendimin duke njohur si grupimin zyrtar të PD-së atë të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet