zoom

Aktualitet

Gjyqi për Gërdecin, ish-ministri Mediu kërkon ekspertim të shpërthimit: S’është përcaktuar shkaku

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar nga Gjykata që të bëhet eskpertimi për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në Gërdec.

Pas seanës së sotme, deputeti republikan u shpreh se ka ekspertë ushtarakë që mund të bëjnë vlerësimin, ndërsa sipas tij, gjykata duhet të përcaktojë nëse do të jenë shqiptarë apo të huaj.

“Të bëhet akt-ekspertim për hamendësimet e bëra. Duhet të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ka ekspertë ushtarakë, si të dojë gjykatë shqiptarë ose të huaj. Nëse na kërkojnë mendim, do të sjellim emra të ekspertëve”, tha Fatmir Mediu.

Ish-ministri gjendet i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin tragjik të 15 marsit 2008 në Gërdec, me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur. Mediu e ka cilësuar proces politik dhe pa asnjë provë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura