zoom

Aktualitet

Gjyqi i “Gërdecit” ndaj Mediut, GJKKO shtyn seancën. Delijorgji refuzon dëshminë, të tjerët…

Një tjetër shtyrje për procesin e bujshëm të “Gërdecit”, ku po rigjykohet ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti republikan Fatmir Mediu.

Në procesin gjyqësor u paraqit biznesmeni Mihal Delijorgji, ndërsa ky i fundit refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur.

Ndërkohë për ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha dhe ish-sekretaren e Aldo Bumçit, nuk nuk ka ende asnjë njoftim.

Ndërsa për rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm, pas kërkesës së SPAK.

Mediu po gjykohet për shpërdorim detyre, në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec, më 15 mars të vitit 2008.

Mediu e ka mohuar akuzën, duke shprehur se ka ndjekur vetëm ligjin dhe se nuk u gjet asnjë provë apo dëshmitar që e implikon në 16 vite. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura