Aplikacion
Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: ‘keqpërdorim i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ që lidhen me FFK-në.
Për shkak të një problem shëndetësor, mbrëmjen e së mërkurës, Ademi e ka kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Konkretisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e mirë.
Sot përfundoi seanca paraprake ndaj Ademit. Gjykata Themelore e Prishtinës, vendosi të aprovojë kërkesën e Prokurorisë, duke dërguar Ademin në arrest shtëpie për 30 ditë.
FFK mbajti pas arrestimit një konferencë për media në lidhje me këto zhvillime. Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Taulant Hodaj ka deklaruar se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
Megjithëse kanë pasur vërejtje me sjelljet e tyre gjatë procesit të hetimit ndaj Ademit. Gjithashtu Hodaj shtoi se gjithçka do të jetë transparente dhe vazhdimisht në kontakte me UEFA-n e FIFA-n.
Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka shprehur shqetësimin e tij që kjo situatë po ndodh vetëm pak ditë para ndeshjes së parë kualifikuese që Kosova do të zhvillojë kundër Izraelit në Tel Aviv.
Sahiti, në konferencë, tha se do të mundohen që ta mbajnë ekipin larg këtyre zhvillimeve në mënyrë që të mos ndikojë te futbollistët.
Duhet theksuar se vetëm pak ditë më parë Agim Ademi u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin. /zoom.al/
Kasacioni në Itali fundos kriminelët: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova